Kryetari Kuçi priti në takim Koordinatorin për Kulturë, Rini dhe Sport

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim Koordinatorin për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, ku u diskutua rreth organizimit të garave nga niveli shkollor, komunal dhe republikan në Kreativitet Kulturor, Mendim Kritik dhe Sport. Hoti shpalosi ndryshimet e bëra bazuar në praktikat e mëhershme sa i përket përzgjedhjes së kategorisë për të garuar, kritereve të vlerësimit dhe ecurisë e garës sipas niveleve. Kryetari Kuçi u shpreh që gara të tilla i shërbejnë ngritjes së cilësisë dhe konkurrueshmërisë së shëndosh dhe që Komuna gjegjësisht Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport do ti bëjë përgatitjet e duhura dhe përcjellë mbarëvajtjen e garës në nivel komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …