Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovcin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovcin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovcin nga i cili është informuar për punën dhe angazhimin e kësaj agjencie për mbështetjen ndaj fermerëve dhe prodhuesve vendorë. Veseli ka kërkuar që kompensimi i fermerëve, gjedhet e të cilëve ishin prekur nga sëmundja gungore e lëkurës, të fillojë sa më shpejt.

“Mbështetja për të gjithë fermerët do të rritet në vazhdimësi si dhe do të fuqizohet përkrahja e veprimtarive për gjithë prodhuesit vendorë. Prodhuesit kosovarë dhe fermerët janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe mbështetja për ta do të jetë e vazhdueshme”, tha ai.

Nga ana e tij, Gjinovci e ka siguruar kryeparlamentarin Veseli se fondi prej 1.5 milionë euro që ishte ndarë për kompensimin e fermerëve për sëmundjen gungore të lëkurës do të fillojë të shpërndahet shumë shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …