Kryetari Latifi i ka dhënë mirënjohje Andrin Kabashit nga Brestoci, i cili ka marrë vendin e parë në konkursin letrar gjithëkombëtar

Për arritje të veçantë në konkursin letrar gjithëkombëtar për të rinj 2023, në Tiranë, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka dhënë mirënjohje Andrin Kabashit nga Brestoci, i cili ka marrë vendin e parë. Kryetari Latif tha se është kënaqësi kur sheh të rinj që arrijnë suksese në fusha të ndryshme. Andrini po shkon mirë në drejtimin e stomatologjisë, por shquhet edhe për penën e mprehtë që shprehet edhe në krijimtarinë letrare dhe në shkrimet e tij. Përmbledhjet tashmë të botuara, Hakmarrja, HAMLETI – njeriu i hijeve dhe ENGJËLLI I VDEKJES, anëtarësimi si anëtari më i ri në moshë, në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, janë dëshmi e talentit të tij. Andrini, vazhdon të merret me krijimtari letrare. Në shoqërim të Andrinit, ishin edhe prindërit e tij, nëna dhe babai. Me këtë rast, kryetari Latifi e ka falënderuar për vizitën edhe Dekanin e Kolegjit për Biznes, prof.dr. Shyqeri Kabashi dhe zonjën e tij, Nexhmijen.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe redaksi

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …