Kryetari Latifi ishte prezent në ceremoninë e pensionimit të Irfan Berishës

Sot, në mjediset e Gardës së FSK-së, në prani të Komandantit të Gardës, Gjeneral Brigade Naim Haziri, zëvendëskomandantit, Kolonel Skënder Hoxha, të oficerëve, të nënoficerëve dhe të ushtarëve e të familjarëve, ishte emocionuese pjesëmarrja e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe e disa shokëve të tijë në ceremoninë modeste të pensionimit të Irfan Berishës (vëllai i dy bashkëluftëtarëve të ndjerë, Arsimit dhe Vajdinit) nga Drenoci dhe i dy kolegëve të tij. Irfani është pjesëtar i një familjeje që dha shumë në luftën për çlirimin e Kosovës, si luftëtar i përkushtuar i UÇK-së, pas luftës, në ngritjen dhe fuqizimin e TMK-së dhe po ashtu edhe si kuadër e epror me përvojë në FSK, deri më sot. U pensionua me gradën e Rreshter Majorit dhe po kthehet krenar në familje, për të vazhduar më tej angazhimet për të mirën e përgjithshme. Ndihem mirë dhe krenar që e kisha bashkëluftëtar dhe e kam mik të mirë Irfanin! Mirënjohës dhe falënderues për shërbimin tuaj, për lirinë e Kosovës dhe për ndërtimin e paqes dhe të sigurisë së saj. Të uroj shëndet, jetë të gjatë dhe të gjitha të mirat, Rreshter Major Irfan Berisha! Ka thënë kryetari Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …