Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate e kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vendim për të lidhur koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate. Në tekstin e deklaratës, të cilin para medieve e nënshkruan krerët e dy partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, thuhet se AAK dhe Nisma lidhin marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e përgjithshme të radhës 2024-2025. Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë frontin e përbashkët për shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike”, thuhet në tekst. Ramush Haradinaj tha se diskutimet për këtë koalicion kanë zgjatur disa muaj. Kryetari  i Nismës, Fatmir Limaj, tha se ky koalicion është lajm i mirë, sepse  Kosova tash  ka nevojë për ndryshim  më shumë se kurrë. AAK dhe Nisma Socialdemokrate do të garojnë në një listë të përbashkët dhe marrin përsipër që të harmonizojnë platformën politike dhe programin për zgjedhjet e përgjithshme kurdo që ato të mbahen.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të ndryshme për natalitetin në vendin tonë

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të …