Përkujtohet në 28 vjetorin e rënies Heroi i Kosovës, Shejh Myhedin Shehu

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me familjarë, miq, e bashkëpunëtorë, kanë kujtuar në 28-vjetorin e rënies, Heroin e Kosovës, Shejh Myhedin Shehu.Më 21 korrik 1998, gjatë ditëve të Epopesë së lavdishme të Rahovecit, forcat serbe e ekzekutuan pabesisht pranë Teqesë së Madhe të Halvetive, së bashku me shumë besnikë që i qëndruan pranë deri në frymën e fundit.

Shejh Myhedini rrodhi nga një oxhak i vjetër patriotik që nuk kurseu asgjë për atdheun. Ai nuk u thye as nga vitet e gjata nëpër qelitë e errëta të Serbisë. Përveç petkut fetar, ai kishte brumin e një shqiptari atdhetar që refuzoi të ulej në gjunjë para armikut. Kur atdheu thirri, ai la gjithçka dhe u bë mburojë për popullin e tij, duke treguar se liria nuk falet, por fitohet me gjak e sakrificë.

Në këtë ditë krenarie, përulemi me nderim edhe para 116 martirëve të Rahovecit që ranë në atë korrik të përgjakshëm të vitit 1998. Ata u bënë dritë e pashuar për këtë tokë të shenjtë.

Lavdi e përjetshme heroit Shejh Myhedin Shehu dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë.

Kryetari Latifi ka bërë homazhe në 28-vjetorin e rënies të deshmorit Bajram Veliu

Kryetari Latifi në 28-vjetorin e rënies në krye të detyrës të bashkëluftëtarit Bajram Veliu, së bashku me familjarë, miq, e bashkëpunëtorë, kanë nderuar heroizmin e tij në vendin ku ai gjeti perjetësinë. Dëshmori i atdheut, Bajram Veliu, jeton me veprën madhështore që e shkroi me gjak, sa të ketë jetë në truallin dhe në nënqiellin shqiptar. Ai është i gjallë ndër breza dhe nuk do të harrohet asnjëherë, ka thënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim koordinues për organizimin e Festivalit NEXUS

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim koordinues me Drejtorinë …