Kryetari Latifi, ka kujtuar 554 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi në facebook po ashtu ka përkujtuar vdekjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ai ndër të tjera ka thënë:  Sot bëhen 554 vite nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Kryetrimi shqiptar, Skënderbeu, qëndron në fundamentet e identitetit dhe dinjitetit të popullit tonë. Skënderbeu, një strateg i papërsëritshëm i luftërave, që triumfonte në çdo betejë me ushtrinë e tij arbërore, edhe pas pesë shekujve e gjysmë mbetet frymëzim krenarie e guximi për të gjithë shqiptarët anembanë botës. Skënderbeu na mësoi që flamuri kuq e zi qëndron mbi të gjitha. Ai na mësoi se luftërat fitohen edhe ndaj pushtuesve më të egër e më të fuqishëm, kur bashkohemi për kombin tonë. Një figurë e përmasave të tilla kombëtare, meriton respektin dhe nderimin e përjetshëm.

Lavdi kryeheroit tonë, Gjergj Kastrioti!

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …