leoni

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur mbledhjen e parë me Bordin e Drejtorëve të komunës

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur mbledhjen e parë me Bordin e Drejtorëve të komunës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka mbajtur mbledhjen e parë me Bordin e Drejtorëve të Komunës, të cilët i ka emëruar ditë më parë. Në këtë takim të Bordit të Drejtorëve, i pari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, fillimisht ka uruar nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe drejtorët e rinj për marrjen e përgjegjësive të reja në drejtimin e institucioneve komunale, si dhe ju ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë bashkëpunues me të gjithë. Gjithashtu, kryetari Kastrati me anëtarët tjerë të Bordit kanë diskutuar edhe për çështje tjera të rëndësishme, konkretisht për Planin e Punës për Vitin 2022, me theks të veçantë përmirësimin e shërbimeve të administratës komunale, ngritja e nivelit të sigurisë nëpër shkollat tona, situate me menaxhimin e pandemisë dhe ofrimin e shërbimeve tjera shëndetësore. Kryetari Kastrati ka kërkuar nga drejtorët e Komunës së Malishevës, që të jenë bashkëpunues dhe të përkushtuar në realizimin e planeve të punës, në mënyrë që bashkë të bëjmë më të mirën për qytetarët tanë dhe zhvillimin e komunës së Malishevës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …