Kryetari Latifi ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Shkollës Verore ndërkombëtare në Prizren

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Shkollës Verore ndërkombëtare në Prizren, e cila ishte e organizuar mirë nga personeli i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Komuna e Rahovecit edhe këtë vit ka mbështetur financiarisht UP “Ukshin Hoti si dhe aktivitetet që për disa ditë ishin paraparë në kuadër të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren. Komuna e Rahovecit do të vazhdojë mbështetjen për Universitetin “Ukshin Hoti”, parasëgjithash, si nevojë dhe interes për të rritur dhe thelluar bashkëpunimin, po ashtu, edhe për shkak të numrit jo të vogël të qytetarëve tanë që kryejnë studimet, po regjistrohen e po i vijojnë studimet në këtë universitet. Mbarësi dhe suksese tutje,  Rektorit prof.dr. Mentor Alishani, personelit akademik dhe studentëve të UP “Ukshin Hoti” në Prizren! Tha kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 19 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …