Janë përuruar dy pllaka mermeri në fshatin Sapniq të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me pjesëmarrje të bashkëluftëtarëve dhe përfaqësuesit udhëheqës nga OVL e UÇK, z.Feriz Thaçi, të miqve dhe qytetarëve, kanë përuruar dy pllaka mermeri në fshatin Sapniq. Në shtëpinë e Sahit Fetah Gashit, aty ku u mbajt takimi për themelimin e njësitit të parë të UÇK-së, të cilin e udhëhoqi komandant Skender Gashi, dëshmor i lirisë dhe në shtëpinë e Halit Sadik Gashit, e cila shërbeu si ambulantë e UÇK-së. Kjo është edhe një mundësi e mirë për të sjellë në kujtesë gjithë angazhimin, kontributin dhe solidaritetin e treguar të djemve tanë trima, të qytetarëve dhe familjeve tona, të atyre që hapën zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre, që ushqyen dhe strehuan si dhe përkrahën luftëtarët e lirisë, në vitet më të vështira dhe vendimtare të luftës sonë për liri. Kryetari Latifi tha se, më bëri përshtypje se sa me ndjenjë e përkushtim na foli sot nëna Hatmane Gashi, e cila atëherë pa asnjë ngurrim, u kishte dorëzuar çelësat Komandant Skender Gashit me shokë, për të hapur shtëpinë e saj për ambulantë të UÇK-së. Lokja Hatmane ka ardhë nga Eferdingu i Austrisë në pushime në truallin e saj në Sopniq, e sot ajo na i kujtoi me emocione të forta ato momente të paharruara të luftës, përderisa ajo tash ndihet mirë dhe e përmbushur që jeton e gëzuar me djem, nipa e mbesa dhe si grua fisnike, edhe sot rrezatonte vetëm mirësi e respekt për djemtë e luftës dhe UÇK-në. Ritheksojmë faktin, se këto pllaka përkujtimore janë pjesë e projektit që po vazhdojmë për institucionalizimin e vlerave tona të luftës çlirimtare dhe do të shërbejnë si dëshmi të përjetshme të historisë sonë më të re. Është obligim i yni i përbashkët, të kujtojmë e të nderojmë veprën, guximin e sakrificën e përpjekjeve tona historike për liri. Nderim dhe mirënjohje për luftëtarët e lirisë dhe familjet që i dhanë pa kursim mbështetje UÇK-së!

Mund të jetë një imazh i 14 persona

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …