Është larguar nga tregu qumështi ‘’ Perfetto’’ 2.8% qe ka datë skadence 20.08.2023

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes trupave inspektuese veterinare ka gjetur se: produkti qumësht i brendit  ‘’ Perfetto’’ 2.8% me origjinë nga Maqedonia Veriore i distribuuar në tregun e Kosovës nga  Atlantik Group qe mban datë skadence 20.08.2023, nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum. Pas hapjes së disa mostrave është vërejtur se qumështi ka ndryshuar vetitë organoleptike, ka koaguluar shihen dromcat ( ka filluar prishja). Sasi e gjetur në disa markete është asgjesuar menjëherë. Në anën tjetër është urdhëruar distributori të bëj tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat shitëse, në  tërë territorin e Kosovës.    Kujdes konsumatorë! Nëse  e gjeni në shitje qumështin e brendit “ Perfetto’’ 2.8% yndyr me data skadimi 20.08.2023 paketimit 1L, lajmëroni autoritetin. Nëse i keni blerë kthejeni në pikën shitëse. Mos e konsumoni produktin e cekura me lartë sipas të dhenave! Produktet qumësht të brendit ‘’ Perfetto’’ 2.8% të datave tjera të skadimit nuk janë të dyshimta.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …