Kryetari Latifi ka mirëpritur komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, kolonel Gabriele Vacca me bashkëpunëtorë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mirëpritur komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, kolonel Gabriele Vacca me bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues të LMT-së në Rahovec. Në këtë takim, pasi e uroi komandantin Vacca për marrjen e detyrës së re, diskutuan për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe kultivimin e mëtejmë të raporteve të mira të bashkëpunimit, si dhe për përkrahje në projektet që janë në interes të qytetarëve tanë. Kolonelin Vacca e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në mbikëqyrjen e sigurisë, me theks të veçantë, kur dihet se prania e tyre ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen e paqes e të stabilitetit në Kosovë. Komuna e Rahovecit është e hapur për komunikim dhe bashkëpunim për sigurinë dhe të mirën e përgjithshme.

May be an image of 8 people, military uniform and office

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …