leoni

Kryetari Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

Pika 1 e vendimit thotë se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja në oborrin e komunës së Rahovecit me automjete private, që janë me tabela të huaja.

Kurse pika 2 e vendimit thotë se hyrja e mërgimtarëve në oborrin e komunës me tabela të huaja, lejohet nga data 24 dhjetor 2019 deri me datë 17 janar 2020.

Ndërsa pika 3 e vendimit thotë Punonjësve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive në komunën e Rahovecit u ndalohet hyrja me automjete private në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të këtij vendimi.

Bazuar në pikën 4 të vendimit për zbatimin e këtij vendimi do të përkujdeset Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës.

Pika 5 thotë se mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Pika e fundit, thotë se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …