22 vjet nga Beteja e Llapashticës, betejë në të cilën ranë heroikishit 10 dëshmorë të kombit

Përkujtohet 21-vjetori i Betejës legjendare të Llapashticës dhe rënies së dhjetë dëshmorëve

Më 24 dhjetor të  vitit 1998, filluan betejat e pareshtura dhe të pandërprera në Zonën Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë. Muret e saj ishin çelikosur nga luftëtarët e lirisë që u bënë gurë kalaje dhe nuk mund t’i rrënonte e tërë ajo makineri luftarake e pushtuesve sllavë.

Luftëtarët e lirisë u hodhën  mbi tanket dhe nuk lëshonin pozicionet. Jeta e tyre ishte shpërfillur plotësisht përballë qëllimeve aq të larta që kishte lufta jonë çlirimtare. Ata dëshmuan me jetën e tyre se si duhet jetuar, luftuar dhe si duhet të vdiset për lirinë e atdheut.

 Gjatë Betejës së Llapashticës, më 24 dhjetor 1998 nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur

kurrë dëshmorët e kombit : Isa Havolli, Ismet Derguti, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati.

Ndërsa, në betejat e mëvonshme bien edhe shtatë dëshmorë të tjerë.

 Këto rënie dhanë si rezultat shumë më shumë ngritje dhe e tërë kjo u shndërrua në tmerr për pushtuesit dhe argatët e tij, u shndërrua në një habi për ata që tanimë kishin rënë në pozita qyqare, ndërsa në forcë të jashtëzakonshme për popullin tonë liridashës…

Ishte vazhdimësia e rrugës së komandantit legjendar Adem Jashari, e Zahir Pajazitit. Një rrugë kishin zgjedhur ata – rrugën e lirisë. Kësaj rruge i hynë me ndërgjegje, sepse ishin të bindur se duke u bërë tok dhe duke valëvitur lart e më lart flamurin e luftës për liri, do të jetë garancia me e mirë se betejë pas beteje do të çojnë deri në fund jetësimin e idealit tonë të shenjtë: çlirimin e trojeve tona nga vargonjtë e robërisë.

( Afrim Kuleta)

 

 

Milazim Kadriu: Beteja e Llapashticës bëri bashkë veprimin ushtarak heroizmin e sakrificën

Betejat e dhjetorit të zhvilluara në Llap që filluan më 24 dhjetor 1998  e që nuk pushuan për pesë ditë me ardhë, njihen si Beteja e Tabeve të Llapashticës. Beteja u zhvillua  në një vend strategjik. Kjo ishte njëra ndër betejat më të rëndësishme të luftës së lavdishme të UÇK-së në ZOLL. Beteja te Tabet e Llapashticës , afër Besianës ka vazhduar edhe në ditët në vazhdim në Vendenis, Kastrat e fshatra tjera. Kjo betejë në historinë më të re të luftës sonë për liri, njihet edhe si beteja e “Tabeve të Llapashticës”. Ky vend, gjithmonë është konsideruar një vend shumë strategjik për luftë.

Në këtë fshat ishte e vendosur edhe komanda e UÇK-së për ZOLL-in.  Forcat pushtuese serbe, të pajisura me gjithë arsenalin ushtarak ia patën mësyrë atë ditë Llapashticës sigurisht me qëllimin e vetëm për të asgjësuar komandën e UÇK-së së ZOLL-it, por nuk ia arritën dot këtij qëllimi, pasi para se të arrinin në këtë fshat u ndeshën në Tabe me forcat e UÇK-së, me ç’ rast qe zhvilluar një betejë e ashpër.

Beteja e Tabeve të Llapashticës , në të cilën tërë Llapi përjetësoi lavdin e Tabeve. Ai  vend i njohur ishte fole dhe fortifikatë e UÇK-së ,ku prej 15 shtatorit 1998 deri më 24 mars 1999 u thyen me dhjetëra ofensiva serbe ,që mësyn pozicionet e UÇK-së. Sa herë përkujtojmë këtë betejë ndjejmë krenari dhe kemi parasysh edhe raportin e forcave dhe diferencën e madhe në armatim. Humbjet e serbëve në këtë betejë ishin shumë të mëdha . Sot me respektin më të madh përulemi para dëshmorëve dhe luftëtarëve të dhjetorit të madh. Jehona e asaj beteje ,si edhe e betejave të Llapushnikut, Gllogjanit e shumë betejave tjera ,ishin jehonë e lirisë , ardhmërisë së vendit tonë.

Ishte 24 dhjetori i vitit 1989 ku filluan betejat e pareshtura në ZOLL-it, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë, muret e saj ishin çelikosur nga luftëtarët e lirisë që u bënë gur kalaje dhe nuk mundej ti rrënonte e tërë ajo makineri luftarake e pushtuesve sllav. Luftëtarët e lirisë u hidhnin si luaj mbi tank dhe nuk lëshonin pozicionet. Jeta e tyre ishte një hiq para qëllimeve që kishte lufta jonë çlirimtare. Ata dëshmuan me jetën e tyre se si duhet jetuar, luftuar dhe si duhet të vdiste për lirinë e atdheut. Ishte vazhdimësia e luftës së Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, Luan Haradinajt, Mehë Ukës etj

Në këtë betejë u mposhtë fryma e pushtuesit njëherë e përgjithmonë, u shua miti se ushtria serbe është e pamposhtur. U tregua se UÇK-ja ishte bërë faktori kryesor i cili do të shpinte drejtë realizimit të synimeve tona shekullore. Kjo fitore erdhi me shumë sakrifica . Sot duhet të nderojmë të gjithë ata që me gjakun e tyre na mundësuan të frymojmë lirshëm.

Para emrit dhe veprës së dëshmorëve ,që ranë në këtë betejë dhe në betejat anekënd Kosovës , përulemi me respekt të veçantë. Atyre u takon lavdia e historisë dhe respekti nga të gjithë ne , ngase falë atyre ne jemi të lirë.

Rezistenca e fuqishme në Tabet e Llapashticës riktheu jehonën e betejave të mëdha shqiptare si të Grykës së Kaçanikut e Grykës së Carralevës.

Ndonëse betejat e dhjetorit të vitit 1998 filluan në Tabet e Llapashticës, vazhduan edhe në fshatrat tjera të Llapit ku djemtë e lirisë luftuan në mbrojtje të vendit si në Vendenis, Kastrat, Bradash e fshatra tjera.

Gjatë këtyre betejave në Tabe ranë gjashtë dëshmorë të kombit, dy ranë në Vendenis dhe dy të tjerë në Kastrat

Qëndresa e ushtarëve shqiptar ishte heroike dhe i shkaktoi humbje serioze ushtrisë pushtuese serbe ,e cila në fushën e betejës la disa ushtar të vrarë dhe disa makineri lufte të shkatërruara. Për seriozitetin e këtij ballafaqimi të UÇK-së me ushtrinë pushtuese serbe, flet edhe prania në vendin e betejës të z. Viliam Voker, atëbotë përfaqësues i OSBE-së në Kosovë, një ditë më vonë e cila prani qe komentuar si ndërhyrje e ndërkombëtarëve për të ulur tensionet midis palëve ndërluftuese. Ndërkaq nga radhët e UÇK-së në vijën e parë të frontit në Tabe patën rënë heroikisht dëshmorët: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder e Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, ndërsa në Vendenis, Avni e Fatmir Selmani, kurse tri ditë më vonë në Kastrat, arsimtari  Remzi Demolli dhe ish nxënësi i tij Jetulalh Kastrati.

Nga Beteja e Tabeve të Llapashticës këtu e 11-të vite më parë, luftëtarët e UÇK-së me heroizmin e tyre shpërndan anekënd botës mesazhin domethënës se do të luftohet deri në ushtarin e fundit për lirinë e këtij vendi. Isë Havolli edhe atë ditë ringjalli edhe një herë trimërinë dhe qëndresën e Mic Sokolit, ngase u hodh mbi takun serb. Në këtë betejë luftohej duke u kënduar këngë trimërie e lavdie këndoheshin trimat shkuar trimave Zahir Pajazitit, legjendarit Adem Jasharit e trimave të tjerë .

Beteja e Tabeve të Llapashticës dhe e të gjitha betejave tjera anekënd Kosovës dëshmuan për epokën e UÇK-së , lavdia e të cilës tregoi njëherë e mirë se sa e rrënjosur ishte ndjenja e lirisë ,brumosi vazhdimësinë për çlirim me të cilën do të krenohemi me shekuj.

Në qëndresën gjithë shqiptare për liri e çlirim epoka e UÇK-së , do të shkëlqejë gjithmonë dhe do të shërbejë si burim nga i cili do të ushqehen ndjenjat liridashëse të brezave që do të vijnë.

Në këtë betejë të fituar u bënë bashkë dija ushtarake, sakrifica dhe heroizmi i luftëtarëve trima të UÇK-së të cilët e mbajtën të gozhduar me muaj të tërë makinerinë serbe dhe ju krijuan hapësirë për tu riorganizuar të gjitha zonat tjera të UÇK-së.

Lapidari që ruan kujtimin e dëshmorëve të rënë në këto anë

Mu në vendin ku u zhvillua beteja e Tabeve të Llapashticës ,qëndron përmendorja , në të dy krahët e së cilës qëndrojnë fotografitë e dëshmorëve të brigadave 151 “Zahir Pajaziti” dhe 152 “Shaban Shala” të UÇK-së të ZOLL-it, që ranë në këto anë jo vetëm në këtë betejë: Isë Havolli, Rushit Selmani, Bajram Murati, Murat Murati, Raif Haliti, Fatmir dhe Avni Selmani, në krahun tjetër Skënder e Miftar Zejnullahu, Lulëzim Jashari, Remzi Demolli, Jetullah Kastrati, Driton Azemi, dhe Isak Lutolli, kurse në mes fotografit e dy komandantëve të këtyre dy njësiteve  : Bedri Ahmeti – Bedi dhe Ismet Dërguti.

Andaj ky është edhe një përvjetor i dhembjes dhe krenarisë . Luftëtarët dhe dëshmorët na dhanë emër , na krijuan identitet e tërë merita ju takon atyre që krijuan epoka të lavdishme gjatë historisë. Në këtë anë u zhvilluan beteja të pareshtura kurse luftëtarët e lirisë hidheshin si luaj mbi tanket e okupatorit dhe nuk i lëshonin pozicionet. Ata dëshmuan me veprën e tyre se si duhet jetuar, luftuar dhe si duhet të vdiste për lirinë e atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …