Kryetari Latifi ka pranuar Aneks Marrëveshjen për bashkëfinancim mes Komunës së Rahovecit dhe IADK-së

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në takim me Drejtorin Ekzekutiv të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës IADK, Zenel Bunjaku, ka pranuar Aneks Marrëveshjen për bashkëfinancim mes Komunës së Rahovecit dhe IADK-së. Marrëveshja ka për qëllim realizimin e bashkëfinancimit dhe mbështetjes së përfituesve potencial në kuadër të projektit për përfituesit të cilët janë rikthyer në komunën e Rahovecit. Përgjatë vitit 2019 janë përkrahur 15 përfitues të rikthyer nga komuna e Rahovecit. Të rikthyerit janë mbështetur me serra, inpute përcjellëse, fidane të perimeve, mekanizma bujqësorë dhe materiale tjera të nevojshme për zgjerim të sipërfaqeve punuese në shumë sektorë. Si rezultat i bashkëpunimit transparent dhe të suksesshëm, Komuna e Rahovecit dhe IADK vlerësojnë që ende ka të rikthyer që mund të mbështeten në kuadër të këtij projekti. Ne u jemi pranë atyre që duan të jetojnë nga toka dhe puna e tyre, ngaqë ajo ka vlerë shumë të çmuar! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …