Mbahet takimi i parë i Ekipit Komunal për planifikimin e sheshit qendror të qytetit të Rahovecit

Ekipi Komunal për Planifikim i themeluar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me vendim Nr. 02/289/2020, me datë: 20.02.2020, ka mbajtur takimin e parë për planifikimin e sheshit qendror të qytetit të Rahovecit. Në këtë takim u diskutua për punët e arritura deri më tani, si dhe për përgatitjet për diskutimet që do të mbahen me qytetarë në fazën e re të procesit gjatë pjesës së dytë të muajit mars. ‘’I falënderoj anëtarët e këtij ekipi për gatishmërinë e treguar që të punojmë së bashku në këtë projekt kaq të rëndësishëm për qytetin e Rahovecit. Hap pas hapi, dhe në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e organizatës më të njohur në botë për planifikim UN-Habitat, projektin për ndërtimin e sheshit do ta bëjmë realitet’’, u shpreh Drejtori i DUPMM, Rumir Zhuniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …