leoni

Kryetari Latifi ka pritur anëtarët e jurisë profesionale për përzgjedhjen e dizajnit më të mirë për Sheshin Qendror të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me Drejtorin për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Rumir Zhuniqi, dhe ekipin e UN-Habitat Kosova, kanë pritur anëtarët e jurisë profesionale, të cilët së shpejti pritet të marrin një vendim për dizajnin më të mirë dhe më të përshtatshëm që është propozuar në konkursin ndërkombëtarë, nga i cili do të jetësohet Sheshi Qendror i Rahovecit. Duke qenë se për shkak të vështirësive në udhëtim, Vanessa Carlow nga Gjermania dhe Frederic Saliez nga Belgjika nuk arritën të jenë në Rahovec, ndërsa kryetari Latifi së bashku me Alexis Sanal, Përparim Ramën dhe Dashnor Kadirin kanë vizitur hapësirën që është trajtuar në konkurs dhe u bisedua për mbarëvajtjen e këtij konkursi, që prej shpalljes e deri në përmbylljen e tij pak ditë më parë. Kryetari Latifi i siguroi anëtarët e jurisë se vendimi i tyre, i cili do të merret ditëve të ardhshme, do të respektohet dhe shprehu besimin e palëkundur tek ta për ta përzgjedhur dizajnin më të mirë të sheshit për qytetin e Rahovecit!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …