Latifi: Atdheu u bë nga hiri dhe eshtrat e të rënëve për liriLatifi: Atdheu u bë nga hiri dhe eshtrat e të rënëve për liri

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i ka kujtuar  heronjtë Hyzri Talla-Shahisti, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. Kryetari Latifi ka thënë se këta djem janë tre bijë të shqipes që ranë në një përpjekje me 2 dhjetor 1998, në një pusi të organizuar në Prishtinë nga armiqtë tanë. Unë pata nderin ta njoh Hyzriun e t’i ruaj në mendje përjetë vlerat e larta të këtij personaliteti të shquar atdhetar. Prita e ngritur ndaj Hyzriut, Afrimit dhe Ilirit, nuk ishte rastësi, por pritë kundër uraganit të lirisë, sepse armiqtë kishin qëllim ta rrëzonin përtokë, UÇK-në. Edhe tash, ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të saj, vazhdojnë të jenë aktive veprimet e hapura e të fshehta si dhe tendencat për ta goditur luftën tonë çlirimtare dhe figurën e luftëtarit të UÇK-së. Armiqtë e lirisë, do të dështojnë me turp. Heronjtë e lirisë do të kujtohen për jetë e mot! Lavdi heronjve Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …