Vitia shënoi 3 Dhjetorin – Ditën ndërkombëtare të personave me Aftësi te kufizuara

Me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, Institucionet komunale të Vitisë, kanë shënuar këtë ditë, duke premtuar se Qeveria lokale gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme të ofroj mbështetje dhe kujdes te veçantë ndaj gjithë personave me nevoja te veçanta. “Patjetër që përpjekjet kanë qenë te mbushura me vështirësi dhe shumë sfida por trajtimi i barabartë është ndërmarrë nga të gjithë ne dhe kemi arritur së bashku te ndërgjegjësojmë komunitetin e trajtimin e tyre ne përputhje me specifikat e kërkuara. Një qasje pozitive ndaj këtyre nevojave është kusht i një shoqërie demokratike ne cilëndo fushë të aktivitetit qytetar. Sot ne këtë ditë shprehin vlerësimin me shumë emocionin për ata qytetarë te cilët gjejnë forcën dhe përkushtimin që të jenë angazhues dhe përpiqen maksimalisht për të bërë më të mirën ne dobi të komunitetit dhe nisin punën e tyre me shume frymëzim dhe kreativitet. Te gjithë bashkë le te bëjmë te mundur respektimin dhe trajtimin me dinjitet te çdo personi me apo pa nevoja te veçanta”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti Basri Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …