Brickos

Kryetari Latifi ka pritur në takim artistët rahovecas cilët ishin pjesë e kolonisë së artistëve që u mbajt në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim artistët rahovecas, Selami Haxhijaha, Fehmi Hoxha, Naim Kafexhiu, Fetah Haxhijaha dhe Art Hoxha, të cilët ishin pjesë e kolonisë së artistëve nga 15 vende të botës, që u mbajt për 6 ditë nga data 24-29 shtator në Rahovec. Si dhuratë për Komunën e Rahovecit, sollën skulpturën e gdhendur në gur mermeri nga skulptori Gazmir (Gaz) Gega nga Fieri. Në këtë vepër arti janë gërshetuar violina, si vegël muzikore, trupi i gruas, dhe hardhia e rrushit, si veçanti dhe simbol i komunës së Rahovecit. Kryetari Latifi i ka falënderuar për angazhimin e tyre në organizimin e kësaj kolonie, duke futur Rahovecin në mesin e shumë vendeve artdashëse të botës. Komuna e Rahovecit ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë në organizimin e ngjarjeve të tilla, tha kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …