Kryetari Latifi ka pritur në takim bashkatdhetarin Sulejmon Sahit Berisha nga Drenoci

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim bashkatdhetarin Sulejmon Sahit Berisha nga Drenoci, të cilin e ka falënderuar për financimin e librit të dytë të Prof.dr. Sabahajdin Cenës, “Kronikë nëpër stuhi”. Sulejmani është një afarist i suksesshëm në Zvicër dhe njihet për humanizëm e vepra bamirësie. Kontributet për vendin, njerëzit dhe mbi të gjitha për ruajtjen e kultivimin e vlerave tona kombëtare e historike, përbëjnë thelbin e atdhedashurisë. Sulejmoni e ka dëshmuar me vepra konkrete këtë dashuri e përkushtim për Atdheun.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 50 % e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë

Rreth 50 për qind e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë, sipas një raporti …