Policia e Kosovës dhe e EULEX-it bastisen në Ministrinë e Tregtisë si dhe në banesën e restorantin e Ridvan Muharremit

Policia e Kosovës dhe e EULEX-it bastisen në Ministrinë e Tregtisë si dhe në banesën e restorantin e Ridvan Muharremit

Në një aksion hetimor, sot Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë bastisur edhe në lokalet e Ministrisë së  Tregtisë dhe Industrisë. Dhjetëra policë kanë bastisur brenda objektit të ministrisë që udhëhiqet nga ministrja, Rozeta Hajdari. Bastisja u ndërmor pas publikimit të incizimeve rreth aferës së vajit dhe grurit. Mëngjesin e sotëm policia fillimisht ka bastisur lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit, për të vazhduar më pas në lokalin “Bukë e zemër” që, po ashtu, është në pronësi të tij. Përveç policisë së Kosovës në aksion kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të  policisë  së EULEX-it. i Përfoluri  për skandale Ridvan Muharremi është i akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së vajit të blerë në Poloni por që nuk ka arritur ende në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …