Kryetari Latifi ka pritur në takim bashkatdhetarin Sulejmon Sahit Berisha nga Drenoci

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim bashkatdhetarin Sulejmon Sahit Berisha nga Drenoci, të cilin e ka falënderuar për financimin e librit të dytë të Prof.dr. Sabahajdin Cenës, “Kronikë nëpër stuhi”. Sulejmani është një afarist i suksesshëm në Zvicër dhe njihet për humanizëm e vepra bamirësie. Kontributet për vendin, njerëzit dhe mbi të gjitha për ruajtjen e kultivimin e vlerave tona kombëtare e historike, përbëjnë thelbin e atdhedashurisë. Sulejmoni e ka dëshmuar me vepra konkrete këtë dashuri e përkushtim për Atdheun.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gremja me tubimin madhështor i tha Po, Bedri Hamzës Kryeministër

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu me anë të një postimi në facebook …