Kryetari Latifi ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës, të kryesuar nga z. Florim Kryeziu me kolegë, me të cilët diskutuan për stadiumin e qytetit në Rahovec. Komuna e Rahovecit i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sa i përket vendit ku do të ndërtohet stadiumi, dhe dokumentacioni i nevojshëm është dorëzuar në MKRS. Kryetari Latifi ka kërkuar nga grupi koordinues që stadiumi në Rahovec të jetë modern, i kategorisë 2+, me kapacitet prej 8000 ulësesh.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi prezentoi Qarkoren e parë buxhetore

Në ambientet e Qendrës Klinike së Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në Rahovec me fillim nga …