Brickos

Kryetari Latifi ka pritur në takim sportistët

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim sportistët, njëherit yjet tanë që po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në arenën vendore e ndërkombëtare në futboll dhe në sporte të tjera. Me mirënjohje “Krenaria e Komunës së Rahovecit”, u nderua: Lumbardh Dellova, nga Krusha e Madhe, reprezentues i Kosovës, futbollisti i vitit 2023 në Kosovë, një lojtar me shpirt luani, ku sukseset e tij të njëpasnjëshme me FC Ballkanin i dhanë epitetin e më të mirit. Meriton Korenica, nga Rahoveci, reprezentues i Kosovës, djaloshi i jashtëzakonshëm që po na bënë krenarë të gjithëve me sukseset e tij në klubin e futbollit Manisa FK, në Turqi. Donjeta Halilaj, nga Guri i Kuq, reprezentuese e Kosovës në futboll për femra, puna e pandalshme e Donjetës ka bërë që sukseset e saj të kulmojnë me transferin e saj në gjigandin turk Beshiktash. Almir Kryeziu, nga Xërxa, një djalë me tipare të një futbollisti të dalluar, i cili me angazhimin e tij po tregon suksese të shumta me FC Ballkanin. Erzen Zyberaj, nga Drenoci, vrapues i shtigjeve të gjata, pjesëmarrës në shumë maratona, për të cilin ndjehemi krenarë jo vetëm Rahoveci, por e gjithë Kosova. Bora Hoti, nga Ratkoci, atlete e klubit të gjimnastikës në Prishtinë, e cila përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare, njëherit kampione me pionerë. Kenan Haxhihamza, nga Rahoveci, ndër portierët më të mirë që ka Kosova, i cili aktualisht është gardian i portës në KF Dukagjini (çmimi iu dha edhe pse nuk ishte i pranishëm në takim). Në fund të takimit, sportistët tanë i urova për suksese edhe më të mëdha në vitin 2024. Urime të gjithëve për çmimet!

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …