Kryetari Latifi ka pritur pjesëtarët e klubit të futbollit “Jakova”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me familjarë e qytetarë, në Ratkoc, pritën pjesëtarët e klubit të futbollit “Jakova” që vepron edhe në komunën e Rahovecit, të cilët morën pjesë në Turneun Ndërkombëtar të futbollit në Leipzig të Gjermanisë, me ekipin e meshkujve dhe të femrave. Në këtë turne morën pjesë 12 shtete, në mesin e tyre si përfaqësuese nga vendi ynë ishte KF “Jakova” ku u rendit në vendin e dytë, pasi u mundën nga përfaqësuesit e Polonisë 1:3. Uroj futbollistët tanë për punën e madhe që po bëjnë, në krye me trajnerin Naim Kamberin dhe Presidentin e Klubit Mahmut Morinën.

Jemi krenar me juve dhe do të përkrahim angazhimin dhe arritjet tuaja!

Gëzuar Viti i Ri 2020, ardhshin mundësi dhe suksese të reja për ju! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …