Kryetari Latifi ka vazhduar vizitat tek disa bodrume të verës në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka vazhduar vizitat ne disa bodrume të verës në Rahovec si. Ata fillimisht kanë bërë vizitë tek “Daka Wine” te pronari Gazmend Daka, një bodrum familjar me shumë traditë, pastaj te bodrumi “Sefa Wine”, ku u pritëm nga pronari Blerim Shulina, një bodrum që eksporton në disa shtete evropiane, vazhduam te Visar Hajrullaga dhe bodrumi “Rahvera”, një bodrum që po rritet dita-ditës. Më pas ishim nën shoqërimin znjsh. Saranda Sallteku, kandidate për KK, vizituam bodrumin “Tradita” dhe një investim tjetër të veçantë për kultivimin e produkteve bio për eksport (investime serioze nga dr. Mustafë Kastrati, donatorët dhe familja) në Malësi të Vogël, ku u pritëm nga djali i tij Armend Kastrati. Gjithashtu, ishim edhe te zdrukthëtaria me pronar Ali Kastratin, në “Kas product” te Driton Kastrati ku të shoqëruar nga bija e tij Mr. Alma Kastrati pamë nga afër punën e madhe në bujqësi dhe serrat e aq mirë të punuara, si dhe te Faton Morina në fermën e tij organike për kultivimin e çajit bio, i cili eksportohet jashtë. Bujqësia, e sidomos rrushi dhe prodhimet e rrushit, si dhe prodhimet bio që po kultivohen është sektor kyç për zhvillimin e Rahovecit, andaj ishte, është dhe do të jetë top prioritet për mua. Faleminderit për pritjen!

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …