Brickos

RYCO

Aplikimet për Skemën e Shkëmbimit të Supershkollave të RYCO-s tashmë janë hapur

Aplikimet për Skemën e Shkëmbimit të Supershkollave të RYCO-s tashmë janë hapur. Kjo mundësi e sapokrijuar për shkollat, nxënësit dhe mësuesit ka për qëllim të mbështesë proceset e paqes e pajtimit, si dhe dialogun dhe të mësuarit ndërkulturor midis shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

Andaj, Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinore, zyra lokale në Prishtinë ju fton të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes së programit rajonal të ‘Supershkollave’ më datë 12 tetor nga ora 10:45 – 11:30 në Hotel Sirius (në katin e 8-të).

Në hapje të programit do të jenë të pranishëm:

Znj. Edona Maloku-Bërdyna – Zv. Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

SH.T Tomas Szunyog – Shef i Zyrës se BE-së në Kosovë;

SH.T Joern Rohde – Ambasador I Republikës Federale te Gjermanisë në Kosovë

SH.S Marire-Chrisitne Butel – Ambasadore e Republikës së Francës në Kosovë;

Zn. Krenare Gashi- Krasniqi – Drejtoreshë e Zyres së RYCO-s për Kosovë.

Programi, i cili do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme, do të përqendrohet në mbështetjen e shkollave për të hartuar dhe zbatuar shkëmbime rinore, si dhe për të hartuar një skemë rajonale shkëmbimi shkollor, që do t’u mundësojë nxënësve të shkollave të mesme të marrin pjesë në programet afatgjata të shkëmbimit të RYCO-s.

Çdo shkollë e mesme, publike apo private, në vendet e Ballkanit Perëndimor, është e ftuar të aplikojë dhe shpenzimet e shkëmbimeve do të mbulohen nga RYCO, në kuadrin e projektit të zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve si pasojë e gjendjes momentale me Covid19, ju lutem na konfirmoni pjesëmarrjen tuaj më së largu deri më 11 tetor në ora 17:00 në mënyrë që të aranzhojmë proporcionalisht hapësirën ku do të vendosën mediat.

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …