Kryetari Latifi ka vizituar Elvis Bytyçin dhe familjen e tij me traditë bujqësore, në fshatin Dejnë

Sot Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar Elvis Bytyçin dhe familjen e tij me traditë bujqësore, në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit. Këtë vit ai ka të mbjella 50 ari serë me fidanë të trangujve, të specave dhe të kulturave të tjera bujqësore. Fermerët rahovecian janë faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit, andaj, ne do të vazhdojmë përkrahjen për zhvillim të mëtejmë, ka thënë kryetari Latifi. Ky investim është realizuar falë konsulencës që ka ofruar Komuna e Rahovecit në aplikimin për grant në MBPZhR.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …