Kryetari Latifi ka vizituar fidanishten “Agro Kabashi”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, vizitoi fidanishten “Agro Kabashi”, të pronarit Muhamet Kabashi, bujkut të shquar, e që udhëhiqet nga nipi i tij agronom, Korab Kabashi, nga fshati Çifllak. Kjo fidanishte ka një sistem bashkëkohor, të teknologjisë më të re: të ujitjes, të ftohjes, të ngrohjes, si dhe të tërë procesit të prodhimit, e cila punon gjatë tërë vitit, me kapacitet prodhimi prej rreth 1 milion fidanëve. Komuna e Rahovecit, në bashkëfinancim me SDC-në, mundësuan ndërtimin e kësaj fidanishte, nga partneriteti publiko-privat (PPP), në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE)”.

Qoftë kjo verë e mirë dhe e mbarë për bujqit tanë të vyeshëm, ka thënë kryetari Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …