Kryetari Latifi ka vizituar festivalin AgroFesta

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka vizituar festivalin AgroFesta, një organizim i krushjanëve që feston kultivimin dhe traditën e perimekulturës në këtë rajon. Komuna e Rahovecit sivjet ka rritur mbështetjen për këtë festival i cili tashmë është tradicional dhe i cili po i sjell Krushës e Rahovecit vizitorë nga anembanë Kosova. Kjo përkrahje dëshmon fokusimin tonë serioz për fermerin dhe bujqësinë. Fermerët në përgjithësi dhe gratë fermere në veçanti, me prodhimet e tyre që kanë destinacion Kosovën dhe shtetet e jashtme, tregojnë se Kosova ka kapacitete të larta për të prodhuar produkte cilësore, tha kryetari Latifi. I jam shumë mirënjohës qytetarëve të Krushës së Madhe dhe organizatorëve për promovimin e vlerave të këtij fshati dhe Rahovecit në përgjithësi, diçka që të gjithë neve na bënë shumë krenarë, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …