Kryetari Latifi kërkoi angazhim më të madh dhe respektim të  orarit të punës nga punonjësit e administratës komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur takim me të gjithë punonjësit e administratës komunale, me të cilët ka biseduar për respektimin e orarit të punës dhe angazhimin e tyre në kryerjen e punëve me më efikasitet. Kryetari Latifi, gjatë takimit u ka thënë punonjëseve të administratës se kërkoj nga ju që të respektoni orarin e punës, pasi që siç edhe ju e dini orari i punës fillon në orën 8.00 dhe përfundon në orën 16:00 përfshi këtu edhe pushimin nga ora 12:00 deri në orën13:00. Bazuar në sistemin e vijueshmërisë së punonjëseve në punë, ka raste që punëtori vjen në punë pas orës 8:00 dhe del nga puna para orës 16:00. Ju njoftoj se ata punonjës, që nuk e respektojnë orarin e punës do të marrin vërejtje dhe sigurisht që nga muaji shtator do të fillohet me heqjen e mëditjeve nga paga e juaj. Andaj respektimi i orarit të punës, është mirë për ju, për ne dhe sigurisht kjo do të ndikoj edhe në rritjen e efikasitetit, në kryerjen e punëve karshi qytetarëve, pasi që ka ankesa nga ana e qytetarëve për mos prezencën tuaj në punë. Tutje Kryetari Latifi ka kërkuar nga punonjësit që ti planifikojnë pushimet vjetore, duke u thënë se e di që pushimet i keni të garantuara me ligj, por përpara se të merrni pushimin të koordinoheni me eprorin tuaj, në mënyrë që mos të krijohen probleme në mbarëvajtjen e punëve në administratë karshi qytetarëve, shkaku i shkuarjes në pushime vjetore. Ju njoftoj se sistemi i vijueshmërisë së punonjëseve në punë shumë shpejt do të instalohet edhe në Qendrën për Punë Sociale dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti”, në qytetin e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …