Brickos

Mbyllja e Shtëpisë së Kulturës, në Preshevë u bë me ndërhyrjen e pushtetarëve të Beogradit

Mediet në Serbi i japin hapësirë idesë së Thaçit për bashkimin e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës me Kosovën

Korrigjimi i kufijve, apo bashkimi i tri komunave shqiptare me Kosovën po komentohet shumë edhe nga mediet e Beogradit. Deklaratat e Thaçit se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do t’i bashkohen Kosovës, mediet në Serbi i trajtojnë si provokime të rënda. Thaçi madje ka deklaruar se lidhur me këtë se do të ndryshohej edhe Kushtetuta, madje do të mund të organizohej referendum, në mënyrë që këto tri komuna të bëhen pjesë e Kosovës. “Kushtetuta e Kosovës ka ndërruar qe tri herë pas pavarësisë, prandaj nuk është ndonjë mëkat nëse ndryshon kushtetuta edhe bashkohet Kosova Lindore. Çka ka të keqe këtu? Nëse Kuvendi i Kosovës nuk është i gatshëm të bëjë këtë, atëherë referendumi është kategori kushtetuese”, ka thënë Thaçi. Deklaratat e Thaçit për bashkimin me Luginën dhe korrigjimin e kufijve, në Serbi po vlerësohen edhe si mundësi për ndarje të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …