Kryetari Latifi mirëpriti në takim veprimtarin Jahja Lluka

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mirëpriti të mërkurën në takim veprimtarin Jahja Lluka. Në rrjetin e tij social facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

 Sot, pata kënaqësinë të mirëpres z. Jahja Lluka, një patriot dhe intelektual që ka dhënë kontribut të çmuar në pasqyrimin e historisë së vuajtjeve të popullit tonë.

Me këtë rast, më nderoi duke më dhuruar librin “Bllaca ‘99 – përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe”, një dëshmi e fuqishme e dhimbjes dhe sakrificës së shqiptarëve në një periudhë të errët të historisë sonë.

Po ashtu, z. Lluka më ndau një mirënjohje, për të cilën shpreh falënderimet e mia të sinqerta, e që më bën edhe më të vendosur të vazhdojmë të kujtojmë dhe të nderojmë ata që vuajtën dhe sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Faleminderit, Jahja Lluka, që nuk i lë në harresë vuajtjet dhe plagët e popullit tone, ka shkruar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …