Kryetari Latifi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me zv. Drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti

Dje, kryetari Latifi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zv. drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, për rindërtimin e zonave kadastrale në Komunën e Rahovecit. Zonat kadastrale që do të përfshihen në rindërtim janë të harmonizuara me Planin Zhvillimor Komunal dhe janë në interes të përgjithshëm për ne dhe institucionet e tjera. Procesi i rindërtimit të zonave kadastrale ka në përbërje: fazën përgatitore, fushatën e informimit publik, fushatën e matjeve, përpunimin e të dhënave, hapjen dhe shikimin publik dhe zyrtarizimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …