Kryetari Latifi, nënshkruan vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19

Gjatë ditës së martë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Pika 1 e vendimit thotë Të gjithë Drejtorët e Drejtorive, Udhëheqësit e Sektorëve dhe mbikëqyrësit e Komunës së Rahovecit, obligohen që të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19 dhe se për këtë qëllim do të inspektohen nga organet kompetente. Kurse pika 2 e vendimit thotë se Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna lirohen nga paraqitja në punë dhe punëdhënësit udhëzohen që të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre online nga shtëpia. Ndërsa pika 3 thotë Ndalohen të gjitha tubimet publike siç janë dasmat dhe ahengjet familjare si dhe çdo formë tjetër e organizimit ku ka grumbullim të njerëzve, përveç rasteve të lejuara me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Bazuar në pikën 4 obligohen punonjësit dhe zyrtarët komunalë që gjatë orarit të punës të jenë të paisur me maska mbrojtëse dhe dezinfektues sipas udhëzimeve të Manualit për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19. Pika 5 – Qytetarët të cilët hyjnë në objektin e komunës për të kryer shërbimet e tyre janë të detyruar që të jenë pajisur me maska dhe të respektojnë distancën, në të kundërtën nuk do të lejohen që të hyjnë në objekt për të marrë shërbimet e tyre. Pika 6 -Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve private dhe të çfarëdo subjekti tjetër të vendosin rregulla me shenja të dukshme në çdo hyrje të objektit (përfshirë këtu ndalimin e hyrjes pa maskë, obligimi për të respektuar distancën, etj) në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19. Pika 7-Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, përfshirë menaxhmentin e institucioneve publike dhe private që kanë për detyrë zbatimin e masave për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, ndaj tyre organet kompetente obligohen që të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës. Pika 8- Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen të gjithë Drejtorët e Drejtorive, Njësia e  Personelit, punonjësit e administratës dhe subjektet tjera publike dhe private. Pika 9-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe ka fuqi juridike deri në marrjen e një vendimi tjetër.

A r s y e t i m

Meqenëse në javët e fundit kemi rritje të përshpejtuara të rasteve pozitive me COVID-19 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga IKSHP, të vlerësuara edhe nga Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me corona virus COVID-19 për ndërmarrjen e masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 si dhe në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/39 të datës 01.11.2020, është e domosdoshme marrja e masave të veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …