Kryetari Latifi priti në takim piktorin nga Rahoveci, Defrim Jupa

Gjatë ditës, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pritur në takim në zyrën e tij piktorin e talentuar nga Rahoveci, Defrim Jupa. Kryetari Latifi tha se, takova piktorin nga Rahoveci, Defrim Jupa. Defrimi është një artist shumë i talentuar të cilin kam pasur rastin ta takoj disa herë e të vizitoj edhe një nga ekspozitat e tij. “Një befasi e këndshme ishte padyshim edhe portreti im të cilin e ka realizuar Jupa e që e pranova nga ai, për çfarë i jam shumë mirënjohës. Rahoveci ka talent të shumtë në fusha të ndryshme dhe unë si kryetar jam zotuar se do të jem pranë tyre me të gjitha mundësitë që i kemi si qeverisje, në mbështetje të krijimit dhe zhvillimit të këtyre talentëve”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …