leoni

Kryetari Ramosaj nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me QMG-në

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Ardita Ramizi Bala, nga OMG-(Qendra për Mirëqenien e Gruas), ku kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi në mes të komunës së Deçanit dhe Qendrës për Mirëqenien e Gruas Strehimore për Viktimat e Dhunës. Qëllimi i këtij memorandumi është për të përkrahur QMG-në me mjete financiare për të ofruar shërbime të strehimit, rehabilitimit dhe riintegrimi për gra e fëmijë viktima të dhunës në familje të Komunës së Deçanit. Në bazë të këtij Memorandumi komuna e Deçanit do të mbuloj shpenzimet e QMG-së, strehimores bazuar në planin vjetor te strehimores. QMG do ti strehoi gratë dhe fëmijët, viktimat të dhunës në familje nga 1 deri në 6 muaj dhe do te  marrin te gjitha shërbimet e ofruara në këshillim, rehabilitim dhe riintegrim.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …