leoni

Zafir Berisha: Para se të shpërndahet Kuvendi duhet t'i miratojë 50 projektligje që kanë mbetur në sirtarët e këtij institucioni

Zafir Berisha: Nisma e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë nuk është serioze, por është vetëm një opozitarizëm i thatë

Drejtuesit e dy partive më të mëdha opozitare kanë filluar t’i koordinojnë veprimet për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, mirëpo nuk po e zbulojnë strategjinë se si do t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme në Kuvend. Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vlerëson  se iniciativa e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë nuk është aspak serioze, porse është vetëm një opozitarizëm i thatë. Rrethanat në të cilat ndodhet Kosova aktualisht sipas tij paraqesin tregues të qartë se as këtë vit nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Madje siç Berisha ka deklaruar, nuk ka asnjë arsye për ta votuar mocionin e opozitës për rrëzim të Qeverisë. “Nuk shoh arsye për ta votuar ndonjë mocion të opozitës, sepse kërkesa e tyre është shumë meskine dhe nuk tregon se mund të vijë një qeveri ndryshe”, ka theksuar ai. Nisma, sipas deputetit Berisha, do ta votonte mocionin vetëm atëherë kur do të vinte në një përfundim të atillë që qeveria aktuale është duke e dëmtuar shtetin, si dhe të sigurohej se pas zgjedhjeve në pushtet do të vinte një qeveri e re premtuese.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …