Kryetari Latifi priti nxënëset që zunë vendet e para në lëndën e Fizikës

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar të premtën në zyrën e tij nxënëset që i dhanë dritë shkollave të tyre duke zënë vendet e para në garën komunale në lëndën e fizikës. Ai i shoqëruar nga Drejtori për Arsim, z. Avni Morina dhe mësimdhënësit e nxënësve, përjetuan një moment frymëzimi dhe krenarie.

Nxënësit fitues të garave, që u nderuan me mirënjohje për suksesin e arritur:

Erza Kastrati – klasa IX, ShFMU “Heronjtë e Kosovës” në Hoqë të Vogël

Herisa Shehu – klasa X, ShML “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec

Anisa Nalli – klasa XI, ShML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe

Suela Krasniqi – klasa XII, ShML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe

Puna e tyre e palodhur dhe përkushtimi për dijen janë shembull për të gjithë bashkëmoshatarët.

Kryetari Latifi i përgëzoj edhe mësimdhënësit për angazhimin dhe uroj nxënësit për suksese të reja në garat republikane që do të mbahen të shtunën me 25 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …