Kryetari komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska ka mbajtur tri takime elektorale me banorët e fshatërave të kësaj komune.
“Në Shtëpinë e Kulturës në Drenoc takuam banorët e fshatërave Drenoc, Senoc e Pastasel që i dhanë ngjyrë fitores sonë me mbështetjen e parezervë për konceptin tonë. Së bashku me qytetarë të tri fshatrave, diskutuam për nevojën e investimeve të shumëanshme përmes projekteve të planifikuara.
Punë që nuk ndalet e motiv që nuk shuhet gjendet te numri fitues 174.
Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
