KRYETARI LATIFI TAKON FAMILJEN THAÇI NGA RETIJA, E CILA JETON NE SHBA

Në “Muajin e Mërgimtarëve”, sot në zyrën e tij, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi priti për vizitë familjen Thaçi nga Retija, e cila për shumë vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, Shpend A. Thaçi me bashkëshorten Lenditën dhe fëmijët Arianën, Adrianin dhe Lorikun, kanë filluar procedurën për t’u bërë shtetas të Republikës së Kosovës. “Veprimi i tyre fisnik na gëzoi shumë të gjithëve në Komunë, këtë mëngjes. Familjes Thaçi i urova pushime të këndshme në vendlindjen e tyre dhe suksese në vendin ku jetojnë e punojnë”- tha në postimin e tij kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …