leoni

Kryetari Latifi uron për ditën e Çlirimit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e ditës së Çlirimit uron gjithë qytetarët. SAi ndër të tjera ka thënë: Në 12 Qershorin e Çlirimit, kujtojmë dhe nderojmë sakrificat dhe vetëmohimin e heronjve dhe dëshmorëve të kombit që ranë në luftën për çlirim nga pushtuesi i egër serb. Pas shumë betejave të ashpra me pushtuesit, duke përballuar e mbajtur mbi supe një mal me dhimbje dhe plotë lavdi, fitoi lufta jonë e drejtë e udhëhequr nga UÇK-ja, e cila mundësoi depërtimin e forcave tokësore të NATO-s në Kosovë 23 vjet më parë, që ndryshoi përgjithmonë historinë tonë, pas dekadash e shekujsh robëri mbi popullin shqiptar nga sundimtarë që kërkuan dhe nuk lanë mjet pa përdorur për shfarosjen e një kombi. Të gjithë ata që rezistuan dhe vepruan kundër regjimeve pushtuese serbe, kundër aparatit millosheviqian, që nga vitet e hershme të ilegales e deri te rënia e ushtarit të fundit të UÇK-së, fituan më 12 qershor të 1999-ës. Historia na mëson se liria asnjëherë nuk falet, por fitohet me rezistencë e luftë. Asgjë nuk është më e shtrenjtë se liria, as jeta, prandaj sot përulemi para atyre që patën fatin të bien për idealin dhe qëllimin e lartë të lirisë. Mirënjohje NATO-s, aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për tërë kontributin politik dhe ushtarak për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia! Lavdi përjetë heronjve dhe dëshmorëve –  gjakut tonë të derdhur për liri, ndër breza!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …