leoni

Behxhet Shala: Kemi dëshmi që që Manastiri i Deçanit gjatë kohës së luftës ishte shndërruar në bazë të ushtrisë serbe

Shala: MD më shumë po interesohet se si t’ua përmirësojë kushtet të burgosurve që do të vijnë nga Danimarka se sa atyre që janë në vendin tonë

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala ka dekalruar se Ministria e Drejtësisë më shumë po interesohet se si t’ua përmirësojë kushtet të burgosurve që do të vijnë nga Danimarka se sa atyre që janë në vendin tonë. :Shërbimi Korrektues i Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë e kam një përshtypje se më shumë po angazhohet se si t’ua përmirësojë kushtet atyre të burgosurve që do të vijnë nga Danimarka, ata kriminelët që i ka blerë ose ia ka shit Danimarka Kosovës 300 vetë e që do ti dërgojnë në qendër të paraburgimit në Gjilan se sa që po investohet për të burgosurit këtu që janë brenda Kosovës. Kosova e ka bërë një gabim të madh, një marrëveshje me Danimarkën për të cilën, KLMDNN shpreson dhe uron të dështoj sepse danezët thuajse po e dështojnë këtë marrëveshje. Mendoj se në qoftë se shkohet paralelisht të siguroni kushte optimale apo maksimale për 300 të burgosur që Kosova i ka bërë, apo i ka shitë Danimarka Kosovës i ka gjuajtur si teprica. Asnjëri prej tyre nuk është shtetas i Danimarkës, krejt janë shtetas të shteteve të tjera të cilët Danimarka nuk i do dhe nuk ka mundur t’i sistemoj” ka deklaruar kryetari i KMDLNJ-së, Behgjet Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …