Brickos

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka dënuar sulm mbi degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Lypjan

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se veprimet kundër institucioneve të Shtetitduhet të dënohen nga të gjithë. “Të gjithë bashkë, duhet të provojmë dhe të krijojmë një klimë më tolerante dhe një atmosferë më të mirë të punës dhe angazhimit të të gjithëve. Kujtoj se kjo klima e fundit e ndezjes së automjeteve dhe incidenteve të tilla, nuk është në favor të askujt. Ai ka thënë se ka vizituar degën e Gjykatës Themelore, dhe ka parë se është dëmtuar një zyre e gjykatës dhe është dëmtuar një veturë zyrtare. Rastet e sulmeve ndaj ndërtesave shtetërore në Kosovë, si dhe ndaj veturave zyrtare, shtrojnë nevojën urgjente që të zbardhen sa më shpejt, vlerësojnë ekspertë të fushës së sigurisë në vend. Këso lloj zhvillimesh të dhunshme, sipas tyre, krijojnë frikë dhe pasiguri te qytetarët e Kosovës. Policia e Kosovës, ndërkohë, ka konfirmuar se me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla kriminale, ka ndërmarrë masa shtesë me shtimin e pranisë policore të uniformuar dhe të atyre në rroba civile.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …