Kryetari Lushtaku, ka pritur nxënëset finaliste të Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe në nivel shtetëror nga ShFMU “Rifat Mëziu”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, ka pritur në zyrën e tij nxënëset finaliste të Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe në nivel shtetëror nga ShFMU “Rifat Mëziu”në Skenderaj, Arita Shabani, Erza Gashi, Bledina Konjuhi dhe Erleta Dajaku.

Këto nxënëse, falë dijes, angazhimit dhe përkushtimit të tyre, kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në garën e ardhshme në nivel kombëtar, ku do ta përfaqësojnë Kosovën me krenari.

Me këtë rast, kryetari Lushtaku i përgëzoi për suksesin e arritur, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre në rrugën e dijes. Ai gjithashtu u uroi suksese të pandalshme në garat e ardhshme dhe arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.

Komuna ndihet krenare me sukseset e nxënëseve tona dhe mbetet e përkushtuar në mbështetjen e talenteve të reja drejt sukseseve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …