Brickos

Kryetari Muharremaj, ka pritur në takim, përfaqësuesit e KFOR-it italian

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim, përfaqësuesit e KFOR-it italian, me të cilët ka biseduar në përgjithësi për ecurinë e zhvillimit komunal. Takimi ka qenë miqësor dhe njoftues, ku përfaqësuesi i KFOR-it, e falënderoi kryetarin Muharremaj për pritjen dhe në fund i bëri një ftesë që kryetari Muharremaj të merr pjesë në një organizim nga Komanda e KFOR-it italian në Pejë, që mbahet më datë 16.11.2018, ku në të cilin takim, kryetari Muharremaj e ka mundësinë të takohet me zyrtarë italian si dhe me biznese italiane dhe që mund t’i ftoj për investime në Suharekë.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …