KRYETARI MUHARREMAJ MBËSHTET FUQISHËM SHKA ,, JEHONA”

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur udhëheqësit e SHKA ,, Jehona” të Suharekës, Ymer Bajraktari, Refki Reshitaj dhe Xhelal Berisha, të cilët e informuan për përgatitjet që po i bënë ky Ansambël për shënimin e 50 vjetorit të themelimit dhe të punës shumë të suksesshme. Në konceptin e shënimit të këtij jubileu të rëndësishëm janë planifikuar të zhvillohen aktivitete të shumta kulturo-artistike, duke e shpallur vitin 2018 ,,Viti i “Jehonës” . Kryetari Muharremaj, shprehu mbështetjen e tij të fuqishme për këtë koncept program, duke premtuar edhe mbështetjen financiare, për aq sa do të lejojnë mundësitë buxhetore të këtij viti. Ai bashkë me drejtorin për Kulturës, Rini, Sport dhe Mërgatë, Beçir Berisha, kërkuan nga drejtuesit e “Jehonës” që të punojnë me qëllim që këtij Ansambli, dikur ndër më aktivët në Kosovë dhe nga gjiu i të cilit dolën shumë emra të njohur të këngës dhe muzikës, t’ia kthejnë renomenë që e kishte në vitet e 80-ta. Që të arrihet kjo, drejtues të ,,Jehonës” u zotuan që ta rikthejnë organizimin e Festivaleve që kishin për qëllim zbulimin e talentëve të rinj, mbështetjen dhe afirmimin e tyre, për çka do të kërkohet edhe ndihma dhe angazhimi i të gjithë pedagogëve të Kulturës muzikore nëpër shkollat e këtushme. Ata në fund falënderuan kryetarin Muharremaj dhe drejtorin Berisha për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për mbështetjen e angazhimeve dhe aktiviteteve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt konsultimi publik për Ri-Kategorizimin e monumentit të natyrës “Kanioni i Drinit të bardhë te Ura e Fshejtë”

Në sallën e kuvendit komunal në Rahovec, u mbajt konsultimi publik i propozimit për ri-kategorizimin …