Kryetari Muharremaj nderon dëshmorët dhe martirët e fshatit Leshan

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka nderuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Leshan, në 19 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës. Ai ka vendosur buqetë lulesh dhe ka bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve në qendër të fshatit Leshan. Në këtë vend u mbajt edhe një fjalim rasti ku u tha se mëngjesin e 28 marsit të vitit 1999 forcat ushtarake serbe të ndihmuar nga serbët e fshatit Leshan, në ditën e festës së Bajramit kanë kryer masakër ndaj banorëve të fshatit dhe kanë djegur shtëpitë e Shqiptarëve. Ishte kjo dita që nuk do të  harrohet kurrë, por brezat që po vijnë do ta kujtojnë për herë. Homazhe kanë bërë dhe kanë vendosur buqeta me lule edhe përfaqësues të fshatit dhe familjarë të të vrarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …