Kryetari Muharremaj priti në takim përfaqësuesit e KIPRED-it

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim në zyrën e tij, përfaqësuesit e Institutit KIPRED. Kryetari Muharremaj i ka informuar përfaqësuesit e institutit për aktivitetet që Komuna po i zhvillon si dhe për projektet e ardhshme. Përfaqësuesit e KIPRED në takim me kryetarin Muharremaj ishin prof. Mentor Agani-hulumtues, prof. Agon Demjaha-hulumtues dhe Blend Zyrapi-hulumtues. Gjatë bisedës së tyre të përbashkët është folur edhe për një bashkëpunim të ndërsjellët mes Komunës së Suharekës dhe Institutit KIPRED. Këta përfaqësues e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për mikpritje dhe për gatishmërinë e tij për bashkëpunim.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …